Një donacion nga Kina me 150,000 doza të vaksinës së saj Sinopharm COVID-19 arriti në Damask sot, thanë zyrtarët sirianë.
“Ne e vlerësojmë këtë ndihmë e cila do të lejojë ministrinë e shëndetësisë të luftojë pandeminë, për të frenuar ndikimin e saj në shëndetësi, shoqëri dhe ekonomi,” u tha gazetarëve ministri i shëndetësisë, Hassan Ghabash në aeroport.
Ai tha se të vaksinat do të shkonin së pari për punonjësit e kujdesit shëndetësor, dhe pastaj për të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike.
Ambasadori kinez në Siri tha se 150,000 dozat e ardhshme do të mbërrijnë së shpejti.
Zyrtarët kanë thënë se vendi po diskuton gjithashtu vaksinat me Rusinë, aleatin kryesor të Presidentit Sirian Bashar al-Assad, por asnjë njoftim nuk është bërë për marrjen e të vaksinave nga Moska.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur ekipet në të gjithë Sirinë për një program vaksinimi që do të shpërndahet si në territorin qeveritar ashtu edhe në disa pjesë të vendit jashtë kontrollit të shtetit pas dhjetë vjet luftë. /FolDrejt/