Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku mbesin nën kontroll të rrebtë të policisë dhe KFOR-it, megjithatë, situata aktualisht është e qetë, shkruan Fol Drejt.
Sot, për të tretën ditë me radhë, pritet të vijojë protesta e banorëve lokalë.
“Nuk kemi ndonjë incident që e kemi regjistruar. Policia është duke i kryer detyrat e veta sipas angazhimeve që i ka”, tha për Radion Evropa e Lirë, Veton Elshani nga Policia e Kosovës.
Ai tha se zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë pranë tri ndërtesave komunale në veri të Kosovës.
Më 29 maj, protestuesit serbë u përleshën në Zveçan me forcat paqeruajtëse të KFOR-it.
Bilanci i përleshjeve ishte të paktën 25 pjesëtarë të KFOR-it të lënduar, sikurse edhe disa protestues./FolDrejt/