Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 18,506.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198.645, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,058.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.312 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.796.305 doza të vaksinës.
Deri më sot 809.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 90.619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /FolDrejt/