Një nga liderët e separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore , Denis Pushilin, pranoi sot se situata është “e vështirë” në front për shkak të kundërofensive ukrainase, por siguroi se forcat ruse po “mbahen mirë”.
Kjo deklaratë erdhi pasi ushtria ukrainase njoftoi fitime të konsiderueshme territoriale ditët e fundit , veçanërisht në rajonin e Kharkiv, por edhe në Ukrainën jugore dhe lindore, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“Situata mbetet e vështirë. Kundërshtari po përpiqet të shkatërrojë infrastrukturën kritike politike ,” i tha Pushilin kanalit televiziv rus Rossiya 24, duke iu referuar “granatimeve masive”.
Kreu i të vetëshpallurit “Republika Popullore e Donetskut” iu referua edhe sulmeve nga ukrainasit në qytetin e Limanit. Situata, megjithëse “e vështirë”, mbetet “nën kontroll”, argumentoi ai, duke thënë se forcat ruse dhe pro-ruse po “përparojnë në zona të caktuara”, pa i përmendur ato.
Më herët sot, ushtria ruse njoftoi se kishte bombarduar zonat e rimarrë nga ukrainasit pranë Kharkiv dhe në sektorët Kupyansk dhe Izium./FolDrejt/