Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, këtë mbrëmje, ka dhënë perspektivën më të fundit të SHBA-së për situatën në Tajvan.
Ai tha se SHBA do të dëshironte të shihte “tensionet me Pekinin të ulen menjëherë” pas stërvitjeve të paprecedentë ushtarake kineze.
Këto erdhën si përgjigje ndaj udhëtimit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajvan.
Kirby shtoi: “Ne shohim aleatë në rajon që shprehin të njëjtat shqetësime në lidhje me veprimet e Kinës ndaj Tajvanit.”
Ai përsëriti se SHBA “nuk po kërkon të përshkallëzojë tensionet, por do të ndërmarrë hapa për të mbrojtur interesat kombëtare dhe angazhimet e sigurisë në rajon”./tch/