Evropa mund të jetë në prag të luftës, tha të dielën zëvendës kancelari i Gjermanisë Robert Habeck.
“Ne mund të jemi në prag të luftës në Evropë,” i tha Habeck transmetuesit RTL/NTV.
“Është absolutisht kërcënim.” – shtoi ai.
Ndërkohë, kancelari Olaf Scholz do t’i tregojë presidentit rus Vladimir Putin në takimin e tyre këtë javë për “pasoja e rënda” nëse ai sulmon Ukrainën, por ai nuk pret rezultate.
“Pushtimi mund të fillojë në çdo kohë dhe do të provokojë viktima të pafajshme” – thotë Jake Sullivan i SHBA-së.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan foli për gjendjen e krijuar për krizën në Ukrainë në CNN, duke thënë se bota është “prag pushtimi që mund të fillojë në çdo kohë duke paralajmëruar për viktima të mundshme civile nëse fillon lufta.
Sullivan tha, se ndërsa në 10 ditët e fundit është parë një përshpejtim i ngritjes së 130,000 trupave të Rusisë, vendi ende mund ta zgjidhë krizën përmes rrugës diplomatike.