Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq mbrëmë pati një takim me përfaqësuesit serbë të Kosovës, ku më pas deklaroi se heqja e barrikadave do të bëhet të enjten në mëngjes, shkruan Fol Drejt.
Ai deklaroi se pas bisedimeve, të cilat nuk ishin aspak të lehta, u mor vendim që barrikadat do të hiqen të enjten në mëngjes.
“Nëse vazhdojnë arrestimet, ata do ta mbyllin përgjithmonë veriun e Kosovës, do të vendosin barrikada që nuk do të hiqen kurrë dhe do të jetë një kufi për Prishtinën që nuk do ta kalojnë kurrë. Ata kërkojnë premtimin se nuk do të ketë kurrë njohje të Kosovës dhe se Kosova është territor i Serbisë. Kam kërkuar që të respektojnë atë për të cilën kam ardhur, t’u kërkoj që të heqin barrikadat dhe t’i japin një shans dialogut, paqes dhe besimit”, citohet të ketë thënë ai.
Megjithatë, sot në mëngjes në vendin e quajtur “Kërshi i Dudës”, në veri të vendit, kamionët që formuan barrikadën, janë gjetur të djegur.
Deri më tani nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare rreth situatës atje.
Megjithatë pranë barrikadave janë shtuar lëvizjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe Eulexit./FolDrejt/