India ka regjistruar 3,689 viktima si pasojë e koronavirusit brenda 24 orëve, njëherësh shifrën më të lartë ditore të humbjeve të jetëve prej kur ka nisur pandemia.
Më 1 maj, India është bërë shteti i parë në botë që ka regjistruar mbi 400,000 të infektuar me këtë virus brenda një dite.
Kryeministri indian Narendra Modi është takuar të dielën me ministrin e Shëndetësisë për të analizuar krizën shëndetësore.
Spitalet në Indi janë duke u përballur me vështirësi pasi ka mungesë të shtretërve dhe oksigjenit mjekësor.
Nëpër rrjetet sociale janë publikuar për gati 10 ditë, materiale ku shihen familjarët duke lutur stafin shëndetësor për ndihmë, ndërkohë që krematoriumet janë të stërngarkuara.
Gati 10 shtete indiane dhe territore kanë vendosur ndonjë formë të izolimit, ndonëse qeveria federale vazhdon të mos marrë vendim për izolim kombëtar.