Ministria e Shëndetësisë (MSh), në bazë të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë regjistruar një numër i lartë i pacientëve të infektuar me koronavirus.
“Nga 10.833 testime, 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19” – thuhet në raportin e IKShPK-së, transmeton Fol Drejt.
Ky është raporti i plotë:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforëcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 10.833 testime, 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 9.771.