Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Ryabkov, shton se këto janë stërvitje të përbashkëta të anëtarëve të NATO-s në të cilat përfshihet personeli i fuqive jobërthamore.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha sot se Moska po monitoron nga afër të gjitha stërvitjet e rregullta ushtarake të NATO-s pranë kufijve shtetërorë rusë.
“Këto janë stërvitje të rregullta ushtarake të NATO-s, të fokusuara në gatishmërinë e pjesës bërthamore të sistemeve të tyre dhe ato në një farë mënyre paraqesin shkelje të drejtpërdrejtë të dispozitave të Marrëveshjes për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore”, tha Ryabkov, përcjell Fol Drejt.