Situata në spitalin Al Ahli është përshkruar si “e pashembullt dhe e papërshkrueshme”. Nga ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza. “Mjekët po kryejnë operacione në terren dhe në korridore, dhe disa prej tyre ishin pa anestezi”, tha zëdhënësi i ministrisë Dr Ashraf Al-Qudra në një deklaratë të postuar në Facebook herët të mërkurën.
Në reagim thuhet se shumë nga viktimat ishin fëmijë dhe gra që “kanë humbur tiparet e tyre”, duke shtuar se shumë nga lëndimet e pësuar janë “përtej aftësive të ekipeve tona mjekësore”.