Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Sivjet dimri në Ukrainë, do të jetë i rëndë

3 vjet më parë
in BOTA, UKRAINË
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Pierre Haski

“Internazionale“

Muajt ​​e ardhshëm do të jenë veçanërisht të vështirë. Lufta në Ukrainë do të hyjë në një periudhë kritike, 6 muaj pas fillimit të pushtimit rus, dhe në një kohë kur nuk duket nëhorizont fundi i luftimeve. Gjashtë muajt e fundit, nuk e kanë lejuar ushtrinë e Vladimir Putinit të arrijë fitoren e dëshiruar, dhe as ukrainasit të dëbojnë pushtuesin përtej kufijve, pavarësisht mobilizimit të jashtëzakonshëm dhe dërgimit të armëve gjithnjë e më të sofistikuara nga Perëndimi.

Faza e re e konfliktit do të zhvillohet në 3 nivele të dallueshme, por dukshëm të lidhura mes tyre:atë ushtarak, diplomatik dhe politik. Siç e dimë, lufta nuk është kurrë një çështje vetëm ushtarake. Konflikti na përket edhe neve që jetojmë në anën tjetër të Evropës, edhe sepse vala e tij goditëse është planetare.

Pas dështimeve fillestare në rajonin e Kievit – bazuar tek një seri përgjimesh, Ëashington Post zbuloi se Moska kishte në plan të pushtonte kryeqytetin dhe do të instalonte brenda disa vitesh një qeveri–kukull – ushtria ruse ka arritur disa suksese në Mariupol, në bregun e DetitAzov, si dhe në një pjesë të rajonit të Donbasit.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Rusët mbështeten tek një fuqi artilerie shumë më e madhe se ajo e ukrainasve, por në këtë periudhë të fundit të verës ata po e ngadalësojnë përparimin e tyre. Nga ana tjetër ushtria ukrainase, po i shumëfishon operacionet “sabotuese” përmes sulmeve specifike kundër depove të armëve dhe pikave logjistike jetike, madje edhe në Krime (dhe kjo është një risi), një territor i pushtuar që nga viti 2014 nga Rusia, dhe ku është e ankoruar flota ruse e Detit tëZi.

Kanë mbetur edhe pak javë para rikthimit të dimrit, një periudhë kohore nga e cilan do të përpiqen të përfitojnë të dyja ushtritë. Ushtria ukrainase, po përgatit një kundërofensivë tëmadhe, në përpjekje për të rimarrë qytetin e Kherson në jug të vendit. Nëse ia del, kjo do të ishte një goditje shumë e rëndë për Rusinë.

Situata ushtarake në terren, tregon se momenti i negociatave nuk ka mbërritur ende:as për Putinin, që me gjithë përparimin e ushtrisë së tij nuk ka arritur suksesin vendimtar, që do t’i lejonte të negocionte nga pozita të forta; dhe as për ukrainasit, të cilët sot do të detyroheshin të bënin lëshime territoriale, të cilat popullsia nuk është gati t’i pranojë pas gjithë sakrificave që ka bërë deri më sot.

Secila nga të dyja palët është e bindur se koha është në anën e tyre. Ukraina sepse po merrnga armë të reja çdo muaj (kryesisht nga Shtetet e Bashkuara), të cilat beson se mund të bëjnë diferencën në fushën e betejës, dhe Rusia pasi mund të mbështetet tek epërsia numerike, dhe tek fakti që Putini nuk është në gjendje të bëjë një hap prapa.

Por këto nuk janë të vetmet parametra të konfliktit. Lufta zhvillohet edhe në nivelindiplomatik. Në këtë kuptim, një ngjarje vendimtare do të jetë samiti i G20 i planifikuar për në mesin e nëntorit në Bali të Indonezisë. Udhëheqësit e Rusisë dhe Kinës, Putin dhe Xi Jinping, kanë njoftuar se do të marrin pjesë në të.

Nëse konfirmohet kjo gjë, dhe nëse perëndimorët – amerikanët, evropianët, japonezët, australianët – do të jenë gjithashtu të pranishëm, ky samit do të shënojë përballjen e parëmidis tyre në një tryezë që pas fillimit të luftës në Ukrainë. Në Bali do të jenë gjithashtu edhe liderë të vendeve të mëdha në zhvillim si India, Afrika e Jugut, Brazili dhe Arabia Saudite, pozicioni i të cilëve është thelbësor për ekuilibrin e sotëm global.

Në funksion të samiti të nëntorit, dy “frontet” globale – ai i Perëndimit, i rindërtuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara dhe ai i rivalëve të rendit aktual ndërkombëtar, i mishëruar nga Rusia dhe Kina – do të shumëfishojnë përpjekjet e tyre për të marrë mbështetjen e vendeve në zhvillim.

Paradoksalisht, perëndimorët e nisin këtë garë në disavantazh, sepse besojnë se përfaqësojnë ligjshmërinë ndërkombëtare në kontekstin e luftës në Ukrainë. Të tjerët i akuzojnë për përdorimin e standardeve të dyfishta:të mobilizuar në mbështetje të Ukrainës, teksa mbetënkryesisht pasivë kur Shtetet e Bashkuara pushtuan Irakun në vitin 2003.

Po ashtu perëndimorët, akuzohen se mbyllin sytë ndaj gjendjes së vështirë të palestinezëve dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite dhe vendet e tjera aleate. Ky ndryshim në perceptim është sidomos i fortë në Afrikë, ku ish-fuqitë koloniale si Franca tallen nga të rinjtë sa herë që ajo tund flamurin e demokracisë dhe ligjit kundër Rusisë.

Së fundi, lufta në Ukrainë zhvillohet në nivelin e opinionit publik, si në Rusi ashtu edhe brenda Bashkimit Evropian. Me një pyetje themelore:Kush do të lëshojë i pari? A do të jetë Rusia, që po i nënshtrohet sanksioneve të paprecedenta, por që u tregua më rezistente nga sa pritej, dhe e aftë për ta kontrolluar informacionin dhe rrjedhimisht perceptimin e luftës nga popullata e saj?

Apo do të jenë evropianët, që u bënë solidarë me Ukrainën kryesisht në mënyrë spontane, por mbështetja e të cilëve ndaj Kievit do të testohet fort nga kriza energjetike që kërcënon të mbërrijë në dimër? Deklarata e fundit e presidentit francez Emmanuel Macron, që i ftoi francezët të pranojnë “të paguajnë çmimin e lirisë”, e bën shumë të qartë se sa i madh ështëshqetësimi e Perëndimit me afrimin e dimrit.

Rusia i ka varur shpresat e saj tek lodhja, por pse jo edhe tek revolta e një pjese të opinionit publik perëndimor. Ish-presidenti dhe kryeministri rus Dmitry Medvedev, që është “snajperi”i Putinit në rrjetet sociale, i ka ftuar hapur evropianët të “ndëshkojnë” liderët e tyre, duke thënë me ironi se “dimri do të jetë më i ngrohtë në shoqërinë e Rusisë, sesa në vetminë e një kaloriferi të fikur”.

Prova e parë në këtë aspekt do të jetë në Itali, ku zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 shtatorit, rrezikojnë të shpërblejnë disa parti të krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë pranë Putinit. Çdo sukses i forcave politike, që në të kaluarën nuk e kanë fshehur vlerësimin e tyre për shefin e Kremlinit, do të interpretohej në mënyrë të pashmangshme si një sukses për Putinin, edhe pse Rusia nuk është i vetmi kriter zgjedhjeve për votuesit italianë.

Pra, ajo që na pret në vjeshtë dhe dimër do të jetë një luftë në fronte të ndryshme:në atë ushtarak, të ndikimit diplomatik dhe të opinionit publik. Do të jetë një periudhë e ethshme, siç po shihet edhe nga tensionet me Kinën për Tajvanin dhe situata kritike rreth termocentralit bërthamor të Zaporižžja.

Por edhe një periudhë, në të cilën secili nga aktorët e kësaj krize do të kuptojë nëse do të jetë në gjendje të arrijë qëllimet e veta, dhe në cilin moment do të detyrohet të bëjë kompromise. Por për momentin vazhdon përshkallëzimi i situatës.

Tags: RusiaSulmUkraine
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

“Është më mirë të humbasësh një ndeshje 4-0 sesa katër ndeshje 1-0”

Lajmi tjetër

Ekzekuton pagat nga MF, paralajmëron auditim për komunat

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM