Sipas Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës (BIRK), sivjet 741 kosovarë e kanë kryer haxhin këtë vit, transmeton Fol Drejt.
Haxhilerët kosovarë sot janë kthyer në Kosovë, pas pelegrinazhit disa javor në vendet e shenjta: Meke dhe Medine.
Për këtë ka njoftuar Bashkësia Islame nëpërmjet një njoftimi zyrtar:
Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, 285 haxhi nga grupi i parë i haxhive nga Prishtina, Podujeva, Fushë Kosova, Obiliqi, Lipjani, Drenasi, Gjilani dhe Istogu kanë arritur në Kosovë.
Në pritje të tyre, përveç numrit të madh të familjarëve, kishte dalë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili uroi haxhitë për kryerjen e haxhit, duke lutur Zotin që t’ua ketë pranuar këtë ibadet.
Bashkësia Islame e Kosovës njofton se edhe grupet e tjera të haxhive pritet që të arrijnë në Kosovë sipas orareve të parapara.
Këtë vit nga Kosova, haxhin e kryen 741 haxhi.