Në gjysmën e parë të 2019 ka pasur 10.700 emigrantë ilegalë të cilët kanë kaluar kufirin greko-maqedonas, shkruan Der Standard, përcjell foldrejt.com. Kjo shifër është më e madhe sesa gjithë viti paraprak 2018.
Shumica e emigrantëve nga Maqedonia e Veriut tentojnë të shkojnë në Bosnjë, ku më pas tentojnë të kalojnë në Kroaci. Shpesh policia kroate i kthen me dhunë emigrantët nga kufiri në Bihac.
Sipas UNHCR në Greqi kanë gjetur strehim 23.417 refugjatë, të cilët dëshirojnë të zhvendosen drejt Europës. Shumica e tyre janë pakistanezë, afganë dhe sirianë.
Në anën tjetër Maqedonia e Veriut dhe Serbia nuk kanë problem me refugjatët, vetëm në rast se ata dëshirojnë të qëndrojnë në këto vende./Foldrejt.com