Mocioni i propozuar nga PDK-ja për heqjen nga votimi të ligjit për pagën minimale, nuk ka arritur ti marrë votat e duhura.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, bëri me dije se mocioni i mori vetëm 32 vota.
Pas kësaj shumë nga deputetët u larguan nga salla, transmeton Fol Drejt.
Pas daljes nga salla të deputetëve seanca e Kuvendit të Kosovës përfundoi si rezultat i mungesës së kourumit.
Konjufca tha se do ta thërrasë seancën e radhës në vijim./FolDrejt/