Për shkak të mungesës së kuorumit, sot ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Veç pikave të reja të parapara për shqyrtim, në këtë mbledhje pritej të shqyrtoheshin edhe disa të mbetura nga seancat e kaluara.
“Arsyeja që këtë javë nuk do të mbahet seanca e Kuvendit është sepse kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca edhe Saranda Bogujevci do të marrin pjesë në një takim në Evropë”, ka deklaruar Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila.
Sipas saj, seanca e radhës pritet të mbahet më `1 shkurt./FolDrejt/