Seanca e sotme parlamentare është ndërprerë për shkak të kuorumit.
Ndërsa po votohej për shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, u konstatua se nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve.
“Shihemi javën e ardhshme”, tha kryetari i kuvendit Glauk Konjufca, njofton Klankosova.tv.