Për mungesë kuorumi, nuk është votuar rezoluta me të cilën kërkohet të mos rritet çmimi i energjisë elektrike.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, as në seancën e cila po mbahet sot s’kanë mundur që ta votojnë rezolutën me të cilën kërkohet që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Në votim kanë marrë pjesë vetëm 30 deputetë, transmeton Fol Drejt.
Po ashtu, subjekti që e ka në dorë pushtetin: Vetëvendosje, s’ka marrë pjesë në kuvend.
Kjo pikë është shtyrë për një seancë të radhës./FolDrejt/