Përderisa punëdhënësit në vende të ndryshme të botës po kërkojnë mënyra të ndryshme për të mbuluar zbrazëtirat e fuqisë punëtore, shumë prej tyre po gjithnjë e më shumë po shkojnë në drejtim të asistencës së teknologjisë së automatizuar dhe robotëve.
Orientimi drejt teknologjisë së automatizuar nuk është ndonjë gjë e re dhe kjo lloj teknologjie është një fenomen shpëtues për shumë kompani të cilat nuk arrijnë objektivat me fuqinë punëtore, thuhet në një raport të Wall Street Journal, përcjell Telegrafi.
Porositë për blerjen e robotëve janë rritur për 40% në katër muajt e parë të vitit 2022, ndërsa në vitin 2021 kishte rritje për 21%, duke u bazuar në deklaratat e Shoqatës për Avancimin e Automatizimit, kërkesa këto të cilat industrinë e robotikës e ngritin në një vlerë prej 1,6 miliard dollarë.
“Udhëheqësit e kompanive duan që të largojnë fuqinë punëtore njerëzore”, ka thënë për Bloomberg nëntorin e kaluar David Zapico, drejtori ekzekutiv i Amatek Ink, duke bërë të ditur se kompania e prodhimit të pajisjeve automatike ka “ndezur të gjitha turbinat” në mënyrë që t’i përmbushin kërkesat e klientëve.
Robotët po ofrojnë një zgjidhje të përkohshme për bizneset të cilat po përballen me punësim në tregun më të vogël të punës që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, treg i goditur nga pandemia, shkalla më e lartë e dorëheqjeve nga puna dhe çrregullimi i madh i ekonomisë.
Gjatë muajit mars, në SHBA vendet e lira të punës arritën shifra rekorde, me 11,5 vende pune të lira, ndërsa ekspertët kanë parashikuar se kriza e fuqisë punëtore do të mund të zgjasë për disa vite. /Telegrafi/