Fol Drejt
E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

S’ka rezultate në rrafshin diplomatik, shpërthejnë kritikat ndaj Kurtit II

S’ka rezultate në rrafshin diplomatik, shpërthejnë kritikat ndaj Kurtit II: Qeveria nuk është OJQ dhe nuk duhet të sillet si e tillë

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, LAJME
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Duket që Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, i ka përqendruar të gjitha energjitë në përmirësimin e raporteve të Kosovës, në rrafshin diplomatik me vendet perëndimore. Por vizitat e tij të shpeshta jashtë vendit, kanë nxitur një valë kritikash, pikërisht në këtë drejtim. “Ekspeditat” e tij diplomatike, nuk po sjellin rezultate! – konstatojnë opozitarët dhe një pjesë e njohësve të zhvillimeve politike, shkruan Fol Drejt.

Ditë më parë, zëvendëskryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, në një konferencë për shtyp ndër të tjera tha se:

“Nga njoftimet publike të qeverisë, vetëm gjatë tre muajve të fundit, kryeministri Kurti ka qëndruar 45 ditë jashtë Kosovës, por, pa sjell asnjë sukses të vetëm nga këto vizita të stërzgjatura dhe tërësisht atipike për një Kryeministër në detyrë. Gjysmën e kohës në 100 ditët e fundit, kryeministri Kurti e ka kaluar jashtë Kosovës.”

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Çitaku, nuk është e vjetmja politikane e cila e ka “shigjetuar” me kritika diplomacinë e qeverisë. Për më shumë, duket se me të pajtohet edhe një pjesë e opinionit publik.

Disa nga njohësit e zhvillimeve politike në vend, e kanë analizuar situatën diplomatike dhe strategjinë të cilën po e ndjek qeveria në këtë rrafsh.

Megjithëqë për analistin Xhevdet Pozhari këto vizita janë të justifikueshme, për gazetarin dhe analistin Imer Mushkolaj sikundër edhe për politikologun Albinot Maloku, ato janë të pafrytshme, prandaj edhe duhet përmbysur strategjia.

Imer Mushkolaj
Imer Mushkolaj

Mushkolaj për Fol Drejt ka thënë se përveç që mungojnë rezultatet konkrete në këtë rrafsh, qeveria po i shëmbëllen një organizate joqeveritare:

“Politika e jashtme nuk ka sjellë ndonjë rezultat konkret deri më tash. Më shumë sesa e strukturuar dhe strategjikisht e përcaktuar, qasja ka qenë fragmentare. Kryeministri Kurti mund të qëndrojë me ditë të tëra nëpër vizita, por kjo nuk do të ndikojë në përgjegjësinë e tij që ka karshi qytetarëve, në këtë kohë krize ekonomike e sociale. Qeveria duhet të ndërmarrë veprime konkrete për të zbutur gjendjen e vështirë ekonomike, e jo të sillet si një OJQ duke konstatuar problemet, por pa ofruar zgjidhje.”

Albinot Maloku
Albinot Maloku

Të njëjtin mendim e ndanë edhe politikologu Maloku. Ai për Fol Drejt vizitën e fundit në Greqi e ka cilësuar si “vizitë private”, ndërsa takimet e zhvilluara atje, nuk kanë ndonjë dobi:

“Vizita e fundit e përvitshme e kryeministrit Albin Kurti në Greqi tek Samiti Symi është krejtësisht private dhe takimet e realizuara atje nuk kanë asnjë dobi për Kosovën. Kryeministri Kurti nuk është duke u marr aspak më gjetjen e zgjidhjeve për situatën ekonomike e sociale të qytetarëve në vend. Duke e vlerësuar përgatitjen intelektuale të tij, është për tu çuditur se si e ku po i nxjerr ato vlerësime se paska pasur në Kosovë rritje ekonomike e gjëra të tilla. Ju pyesni për strategjinë e politikës së jashtme për të cilën çështje është e angazhuar ministria Gervalla. Gjithsesi që edhe Kryeministri ka kompetencë ligjore në këtë çështje. Nuk ka asnjë lëvizje në këtë rrafsh, për pasojë vlerësimi është se në politiken e jashtme kurrë nuk kem qenë më të dështuar.”

Por ndryshe nga Mushkolaj e Maloku, mendon analisti Pozhari. Apologjinë e tij e tij ai e mbështetë në faktin se, Serbia është duke e zhvilluar një diplomaci aktive, prandaj, sipas tij, qeveria po bënë mirë që po i kundërpërgjigjet asaj.

Xhevdet Pozhari

“Strategjia e lobimit për njohjen e Kosovës tek shtetet të cilat ende nuk e kanë ndërmarrë një veprim të tillë, është më e duhura në rrethanat kur në vazhdimësi ballafaqohemi me një diplomaci agresive të Serbisë e cila në thelb ka bllokimin e procesit të njohjes së shtetit të Kosovës” – u shpreh Pozhari për Fol Drejt.

Për më tepër, sipas Pozharit, motivet e kritikave të drejtuara nga qeveria, ndërlidhen vetëm me emrin e përveçëm: Albin Kurti; e që për rrjedhojë janë pa përmbajtje:

“Sa i përket zërave kritikë, të njëjtit kohë më parë kërkonin më shumë angazhim në arenën ndërkombëtare. Sot, kur një gjë e tillë ndodh me intensitet të shtuar, prapë janë të pakënaqur, jo pse merren me ndonjë strategji, por ju pengon emri i përveçëm që sot është kryeministër i vendit. Prandaj, kritika të tilla janë më së paku racionale dhe të dobishme për diplomacinë e jashtme. Ata e kanë një qëllim të vetëm – si ta kritikojnë Albin Kurtin edhe sa herë merr frymë gjatë ditës, e jo se e kanë hallin e Kosovës.”

Ua kujtojmë se vizita tri javore e Kryeministrit Kurti (bashkë me stafin përcjellës), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), e realizuar kohë më parë, i kushtoi buxhetit të Kosovës hiç më pak se 36 mijë e 722 euro. Ndërsa, ndonëse u cilësua si e suksesshme nga ana tij, nuk solli ndonjë rezultat konkret.

Këtë “thatësi” diplomatike u përpoq ta ilustronte edhe analisti Shkëlzen Gashi, i cili para disa ditësh i krahasoi 7 postimet e fundit të Kurtit në llogarinë zyrtare në Facebook, me ato të Kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga Kurti, që ka njoftuar për takime diplomatike, udhëtime, pjesëmarrje në samite, urime me rastin e përvjetorëve të ndryshëm etj, Rama ka njoftuar për ecurinë apo përfundimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore.

Nuk dihet nëse pas këtyre kritikave Kurti do ta ndryshojë strategjinë, apo nëse Kosova do të korrë ndonjë fitore në rrafshin diplomatik. Gjithçka mbetet të shihet!/FolDrejt/

Tags: Albin KurtideshtimidialoguReciprociteti
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Serbia përsëri me vendime që përkrahin Rusinë, reagon ashpër zëdhënësi i BE-së

Lajmi tjetër

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizime kriminale, arrestohet pas tre vjetësh përpjekjeje 61-vjeçari shqiptar

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM