Dy vatra zjarri në pak orë kanë krijuar një situatë problematike në Lezhë, ku për pasojë dhjetëra hektarë me pyje janë djegur.
Abcnews.al mëson se flakët kanë “zbritur” në aksin Lezhë-Milot, tek kthesa e Tales.
Në vendngjarje ndodhet policia që po drejton trafikun e automjeteve. Ende nuk kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, ndërsa flakët rrezikojnë automjetet.
Sakaq, flakët përhapen me shpejtësi për shkak se favorizohen nga era. Mësohet se zjarri rrezikon një magazinë aty pranë. /abcnews.al/