Albana Demiri është emëruar si Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Gjilanit. Në këtë detyrë ajo u caktua së fundi nga Kryetari i Komunës Alban Hyseni. Mirëpo ajo e ka marr vëmendjen për shkak të një statusi të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, për shkak të gabimeve drejtshkrimore, shkruan Fol Drejt.
Nëpërmjet statusit ajo ka shkruar për thirrjet e shumta dhe urimet që ka pranuar pas marrjes së detyrës, si dhe duke këshilluar që të mos pritet shumë vite për t’u punësuar si mësues, por të merren edhe me ndonjë biznes tjetër.
Megjithatë, ajo që bie në sy në statusin e Drejtoreshës, janë gabimet e shumta drejtshkrimore.
Përveç gabimeve elementare ortografike, shumë prej fjalive të saj nuk kanë as rrjedhë logjike sintaksore.
Për më shumë, lexojeni në vijim: