Gjatë natës së sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lideri i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndaras u intervistuan në tri mediume të ndryshme.
Ajo çfarë ra në sy menjëherë ishte shikueshmëria e lartë e liderit të LDK-së dhe të PDK-së.
Abdixhiku në kohë reale në rrjetin social Facebook u ndoq nga 22 mijë qytetarë, teksa Kurti arriti të shikohet në intervistën në RTK nga vetëm 6 mijë qytetarë. E 30 mijë persona e ndoqën në kohë reale Krasniqin, që drejton partinë më të madhe opozitare.
Por përtej shikueshmërisë në kohë reale, Kurti arriti të mbledh më shumë shikime se Abdixhiku në fund të emisionit, ndonëse ky i fundit gjatë gjithë kohës pati më shumë persona se shefi i ekzekutivit që e ndiqnin live.
Abdixhiku në total në fund të emisionit pati vetëm 42 mijë shikime edhe pse në kohë reale u ndoq nga 33 mijë persona.
Ndërsa Kurti, që s’u ndoq shumë nga qytetarët, në total mblodhi 114 mijë shikime duke hedhur dyshime nëse shikuesit në kohë reale të Abdixhikut ishin ‘fake’.
Ndërsa Krasniqi në fund u shikua vetëm 16 mijë herë duke shtuar dyshimet që edhe intervista e të parit të PDK-së u sponsorizua që të konkurojë Kurtin, i cili njihet për shikueshëmrinë e lartë në rrjetet sociale gjatë intervistave.
Kujtojmë që herë pas here e sidomos gjatë zgjedhjeve diskutohet shumë rreth sponsorizimeve të intervistave të liderëve.