Pas njoftimit të opinionit publik se kontesti juridik për shfuqizimin, përkatësisht ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 06/ 2014, është fituar për shkak të humbjes së afatit ligjor nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), kjo e fundit i ka dërguar email autorit të kërkesës – juristit Durim Berisha, nëpërmes së cilës e njofton se kërkesa e tij veç është refuzuar, shkruan Fol Drejt.
Megjithatë, e çuditshmja – sipas Berishës, është se:
“Prej sikletit që kërkesa është aprovuar në heshtje, në subjektin e emailit e paskan shkruar datën 31.09.2022 (e cila nuk ekziston).”
Sipas Berishës, ky është një gabim tjetër flagrant, andaj pas këtij skandali ministrja Arbërie Nagavci duhet të dorëhiqet.
Ky është statusi i plotë i Berishës:
“Paramendojeni, sot pasi e publikova njoftimin per aprovim me heshtje te kerkeses time, ne oren 18:00 me dergohet nga znj. Fjolla Morina, nje vendim te MASHT ku kinse kerkesa ime eshte refuzuar me daten para 2 jave.
Arbërie Nagavci dhe stafi i saj nuk e dine se ajo mund te “nxjerre vendime” e t’i nenshkruaj kur te doje, por afatet fillojne te rrjedhin diten qe ai vendim i dorezohet pales. Mua per 45 dite nuk me eshte dorezuar asnje shkrese, prandaj kerkesa eshte aprovuar me heshtje. Veq po sharroni edhe ma thelle me paditurine tuaj. Me kenaqesine me te madhe ju çmontojme 🙂
Prej sikletit qe kerkesa eshte aprovuar ne heshtje, ne subjektin e emailit e paskan shkruar daten 31.09.2022 (e cila nuk ekziston) edhe nese presim te kalojne dy jave.
Doreheqja nuk mjafton!”