Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier po përballet me akuza të rënda për racizëm nga periudha kur ai drejtonte Nice-n dhe klubi parizien ka hapur një hetim të brendshëm, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Gazetari i njohur Romain Molina publikoi një email në të cilin ish-drejtori sportiv i Nice-s, Julien Fournier akuzoi Galtier-in se kërkon që asnjë zezak apo musliman të mos luajë për Nice.
“Galtier më konfirmoi në zyrë atë që më tha djali im (dhe agjenti). Ai më shpjegoi se duhet të marr parasysh strukturën e qytetit dhe se nuk mund të ketë kaq shumë lojtarë me lëkurë të errët dhe muslimanë në ekip. Ai nuk foli me terma sportive, por vetëm në lidhje me fenë dhe ngjyrën e lëkurës”, tha Fournier për RmcSport.
PSG vendosi të hapë një hetim të brendshëm, vetëm tre ditë para ndeshjes kyçe ndaj Lens, e cila është e dyta në tabelë me vetëm gjashtë pikë më pak se parizienët.
Në deklaratën e avokatit të tij, Christophe Galtier mohoi me vendosmëri se ai ka bërë komente diskriminuese gjatë kohës që ishte trajner i Nices dhe nëse akuzat rezultojnë të vërteta, kjo mund të nënkuptojë fundin e një karriere serioze për të. /FolDrejt/