Media suedeze Dagens Nyheter ka zbuluar një skandal, se si një oficer suedez me dokumenta të falsifikuara ka punuar mbi 20 vjet në ushtrinë e vendit, përcjell foldrejt.com.
Karriera e burrit në fjalë nuk ka qenë dosido, por me role udhëheqëse në misionet ndërkombëtare dhe shërbimet sekretë të ushtrisë (2007-2010 dhe 2013). Ai poashtu ka qenë kontaktuesi me shërbimet ruse FSB dhe punonte në qendrën e NATO, SHAPE.
Konkretisht burri ishte larguar nga ushtria, pasi përpara 20 vitesh kishte gënjyer për një notë shkollore. Megjithatë, me falsifikimin e notës, ai u pranua në ushtri.
Lajmi është konfirmuar edhe nga ushtaraku i lartë suedez Morgan Gustafsson, i cili, pranoi se burri në fjalë nuk e ka përfunduar shkollën. Thjesht e ka falsifikuar.
Ajo që lidhet me shqiptarët në këtë histori, është se biçim oficeri suedez, ka punuar si kapiten në Kosovë dhe më pas si major në Afganistan.
Një zëdhënës i NATO-s theksoi se këto akuza janë të rënda, por Suedia mbetet një partner i rëndësishëm i aleancës veri-atlantike. Gjithsesi, rasti duhet të hetohet deri në fund./Foldrejt.com