Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Skandal! Një OJQ kosovare barazon veprimet institucioneve të sigurisë, me ato të bandave kriminale në veri

2 vjet më parë
in KRYESORE, LAJME
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Një deklaratë e organizatës joqeveritare Community Building Mitrovica (CBM), në lidhje me situatën në veri, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi që në të relativizohen veprimet e bandave kriminale, duke i barazuar me ato të institucioneve të sigurisë, shkruan Fol Drejt.

Deklarata e CBM-së e publikuar në llogaritë zyrtare në rrjetet sociale të kësaj organizate, e publikuar më 12 dhjetor, u bënë thirrje “të gjitha palëve të interesit, si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë, që të përmbahen nga vendimet e nxituara dhe retorika që krijon më shumë përçarje jo vetëm për popullin e rajonit të Mitrovicës, por edhe për ata që jetojnë në pjesët e tjera të Kosovës dhe në rajon.”

Po ashtu thuhet se organizata në fjalë ka zero tolerancë ndaj çdo akti që ushtrohet ndaj njerëzve që jetojnë në Kosovë, por veçon pjesëtarët e “bashkësisë ndërkombëtare që po punojnë për minimizimin e përshkallëzimit të tensioneve të shtuara në pjesën veriore të Kosovës”, duke harruar me këtë rast, pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Pikërisht këta paragrafë, sipas një pjese të shoqërisë civile dhe qytetarëve që kanë reaguar, lënë shumë për të dëshiruar.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Nuk mundeni me reagu në këtë formë! Ose edhe po reaguat duhet të dënoni edhe sulmin ndaj Policisë së Kosovës e jo në njëfarë mënyre të reagoni me favorizim të njërës palë!” – e ka komentuar një qytetar deklaratën.

 

Një tjetër ka shkuar aq larg sa që ka thënë se ajo po i tingëllon “sikur ta kishte shkruar Vuçiqi”.

Për politikologun Albinot Maloku është e qartë se ku e ka burimin kriza në veri, prandaj, sipas tij, nuk mund të fajësohen në mënyrë të barabartë të gjitha palët.

“Situata në katër komunat ku janë të përqendruar qytetarët serbë të Kosovës, tanimë prej kohësh është mjaftë nevralgjike. Atje veç jeta normale nuk zhvillohet! Qytetarët në ato anë po manipulohen nga Beogradi zyrtar, andaj dëmtuese kryesore e normalitetit është Serbia me përqasjen e saj përmes presionit që të mos i lë qytetarët të jetojnë jetën normale, brenda kuadrit ligjor të vendit. Nuk janë assesi të barabartë bandat kriminale me ruajtësit e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të Kosovës” – ka thënë ai për Fol Drejt.

Duke e komentuar këtë deklaratë, aktivisti Liridon Kurti për Fol Drejt ka thënë se, veç tjerash, kjo është skandaloze:

“Tentativa për të barazuar Institucionet e Republikës së Kosovës me bandat kriminale në Veri të Kosovës duke i emërtuar me një emër të përbashkët “palë” përveç që është skandaloze, është edhe hap drejt nxitjes së anarkisë në atë pjesë.”

Kurti, nga ana tjetër, bashkë me disa qytetarë të tjerë të Mitrovicës, kanë dënuar ashpër veprimet kriminale të bandave kriminale që veprojnë në veri, duke kërkuar asgjësimin e tyre:

“Të asgjësohen bandat kriminale në Veri për t’i lënë të lirë/a dhe të sigurt/a qytetarët/et e Republikës së Kosovës!

Dhuna e shkaktuar së fundmi nga bandat kriminale në Veri vë në pikëpyetje ndërtimin e një shoqërie të mirëfilltë politike.

Terrorizimi i qytetarëve/eve dhe bllokimi i lëvizjes së lirë kërcënon vlerat e përbashkëta që shteti i Kosovës i garanton për të gjithë, pa asnjë dallim etnik, fetar dhe kulturor. Te gjithë qytetarët/et e Republikës së Kosovës duhet t’i gëzojnë të drejtat që garantohen me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi. Vullneti dhe e ardhmja e tyre nuk duhet të diktohen nga grupet kriminale” – thuhet në këtë deklaratë, e cila është nënshkruar nga Besart Peci, Mevlude Skuroshi, Enis Emini, Genti Behramaj, Valent Ibishi, Qendresë Beqiri, Berna Ramaxhiku, Fatlum Sadiku, Liridon Kurti, Drilon Cena, Armela Hajra, Fehmi Ferati.

Me një reagim të përbashkët për situatën atje, kanë dalë edhe disa organizata të tjera. Ndryshe nga deklarata e CBM-së, këto organizata konsiderojnë se prapa veprimeve kriminale qëndrojnë grupet e dirigjuara nga Beogradi:

“Si organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë të rajonit të Mitrovicës që kemi punuar dhe kontribuar për vite të tëra në proceset e pajtimit, promovimin e të drejtave të njeriut, ndërtimin e paqes, marrëdhënieve të mira ndëretnike si dhe për demokratizim, shprehim shqetësim të thellë në lidhje me situatën e krijuar në javët e fundit në rajonin ku ne veprojmë dhe jetojmë dhe që ndikon negativisht në progreset e bëra. Jemi në veçanti të stresuar dhe indijuar lidhur me sulmet fizike ndaj qytetarëve, gazetarëve dhe organeve të rendit, të ndodhura përgjatë muajit dhjetor 2022, në rajonin e Mitrovicës.

Përdorimi i dhunës, kërcënimet dhe justifikimet për bllokime të paligjshme të rrugëve dhe kërcënimet e qytetarëve nga grupet kriminale të organizuara dhe orkestruara nga qeveria e Beogradit, dëmtojnë paqen dhe krijojnë tensione ndëretnike në rajonin tonë.

Siguria, liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit është i garantuar për të gjithë qytetarët e Kosovës, andaj ftojmë organet e rendit, si dhe KFOR-in dhe EULEX-in që të veprojnë përkitazi me vendosjen e rendit dhe sigurisë.

Po ashtu, ftojmë të gjithë akterët relevant që të shmangin diskurset e dëmshme dhe që përshkallëzojnë gjendjen dhe sigurinë e qytetarëve, të veprojnë në mënyrë të menjëhershme drejt normalizimit të situatës në rajonin e Mitrovicës.”

 CBM përkundër reagimeve, nuk ka dhenë ndonjë sqarim shtesë, në lidhje me deklaratën në fjalë./FolDrejt/

Tags: Bandat KriminaleKosoveMitroviceStrukturat paraleleveri
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Regjisorja Sallam flet për portretizimin e Nakbas në filmin “Farha” që po transmetohet në Netflix

Lajmi tjetër

Kryeministri Kurti priti në takim Bordin Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM