E përjavshmja satirike franceze Charli Hebdo ka marr sërish vëmendje në opinionin publik, kësaj radhe duke u tallur me viktimat e tërmetit në Turqi, shkruan Fol Drejt.
Në një karikatur ku shfaqet tërmeti në Turqi, mbishkrimi i cili e shoqëron thotë:
“Termet në Turqi –
Bile s’ka nevojë të dërgohen tanke!”
Nuk është hera e parë që kjo revistë e ka provokuar opinionin me deklarata të tilla të cilat janë cilësuar si skandal.
Gazetari dhe publicisti Salih Kabashit e ka komentuar rastin duke pyetur:
“Edhe ky qenka civilizimi, humanizmi e iluminizmi francez?!”
Sipas Kabashit kjo thjesht tregon se Charli Hebdo po vijon me ekstremizmin islamofob.
“Kjo javore gjoja satirike sikur ekziston vetëm përmes shpërndarjes e nxitjes së urrejtjes edhe në ditë të katastrofave të këtilla të tmerrshme si këto të djeshmet e të sotmet në Turqi e Siri, ku humbën e ku për çdo orë mësojmë për humbjet e mijëra jetëve njerëzore…”
Aktualisht numri i viktimave në Siri dhe Turqi, sipas Al Jazera-s ka shkuar në 5000 mijë./FolDrejt/