Ka një pyetje, që kanë një përgjigje kontestuese nga dy palë: kush e ka themeluar Lëvizjen BESA, ose më konkretisht, kush e ka shkruar programin e tyre elektoral me tre A-të “Autokton, Autentik dhe Autonom”?
Pavarësisht se planprogrami i tyre mund të diskutohet për mundësinë e zbatimit në Maqedoninë Veriore, ajo që spikaste atëherë është se ai ishte shkruar me një stil të lartë dhe pa gabime ortografike. Zili do e kishin edhe shkruesit më të mirë të gjuhës shqipe.
Por menjëherë pas përçarjes së Lëvizjes BESA, tashmë në BESA-n e z.Bilal Kasami dhe AlternAtivA-n e z.Afrim Gashi, shihet që shpesh deklaratat për shtyp të BESA-s janë me gabime të rënda drejtshkrimore kurse deklaratat e AlternAtivA-s vijojnë të mbesin të pastra dhe pa gabime.
Rasti i fundit
Mund të lexoni dokumentin zyrtar të bashkëpunimit mes Aleancës për Shqiptarët dhe AlternAtivA-s dhe sado që të dini gjuhën shqipe, nuk do mund të gjeni gabime. Por kjo nuk ndodh me deklaratën e bashkëpunimit mes BESA-s dhe SDSM*-së ku në fakt ka edhe ca shqiptarë.
Disa nga gabimet e dokumentit të marrëveshjes zgjedhore mes SDSM dhe BESA-s kuptohet nga fjalia e parë: “reformism”, duke vijuar më pas, “..,që ka instaluar regjim në të kaluarën”.
Duke mos u ndalur te shenjat e pikësimit, që janë një skandal më vete ose fjalët e huaja, ka edhe gabime tjera si “amnestohen”, që në fakt duhet “amnistohet” ose “teritor” që duhet “territor”.
Lindën pyetja se pse Lëvizja BESA tashmë nuk shkruan si më parë dhe sëpaku pse nuk punëson një redaktor të gjuhës shqipe?/Foldrejt.com
Deklarata e BESA-s dhe SDSM-së “multietnike”:
Tani shihni elegancën e shkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes AAA dhe ASH.
Sqarim: *LSDM