Gazetarja ruse Olga Skabeyeva bëri një deklaratë që solli reagime të shumta. Në një lidhje live ajo deklaroi se Moska duhet të kishte bombarduar Britaninë e Madhe gjatë funeralit të mbretëreshës Elizabeth.
Gazetarja televizive ruse po fliste të hënën në emisionin e saj me pensionistin Andrey Gurulyov, duke diskutuar për operacionet ushtarake të vendit të saj në Ukrainë dhe më gjerë.
“Duhet ta kishim bërë sot. Të gjithë janë atje për funeralin. Zot, më fal. Pse të bombardoni Ukrainën apo Gjermaninë kur është Britania që është burimi i së keqes. Nëse Britania kthehet në shkretëtirë, ata do të mbrojnë shkretëtirën siç thuhet në nenin e tyre të 5-të”, tha ajo ndër të tjera duke iu referuar nenit të NATO-s që thotë se sulmi ndaj një aleati do të thotë akt dhune edhe ndaj anëtarëve të tjerë. /abcnews.al/