Tre nga shtatë të arrestuarit në aksionin e Brezovicës janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Kështu tha për Klankosova.tv prokurori i rastit Rasim Maloku.
Të njëjtit dyshohen për veprat penale, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.
Sot Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe policia e kanë zhvilluar aksionin “Brezovica 6”.
Aksioni është zhvilluar në 11 lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Podujevë.
Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.