Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për sulm seksual ndaj dy vajzave të mitura, të moshës nëntë dhe 11 vjeçare.
Rastin në polici e ka raportuar babai i dy viktimave.
Të arrestuar janë dërguar në mbajtje, njofton raporti 24 orësh i policisë.
SULM SEKSUAL
Skenderaj 02.09.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një femër kosovare ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeç dhe sipas tyre, aty kanë qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të afërm të të dyshuarës dhe i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.