Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Skënderaj, shkruan Fol Drejt.
“Në orët e mbrëmjes së datës 17 maj 2023, policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.”, shkruan në komunikatën e policisë.
Policia njoftoi se arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari në posedim është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë si dhe shtatë fishekë.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar raste për veprën penale ” Mbajtje ne pronësi, posedim, kontroll te paautorizuar te armës”. /FolDrejt/