Policia e Kosovës ka njoftuar se në Skënderaj ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”, raporton Fol Drejt.
“Një person i dyshuar është arrestuar gjatë mbrëmjes se djeshme në Skenderaj, arrestimi i të dyshuarit L.R., 31 vjeçar, është bërë pasi që i njëjti me armë zjarri ka plagosur viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e lëndimeve viktima i moshës 51 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor në QKMF Skenderaj, e më pas është transferuar për në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.”, shkruan në raportin e policisë.
Policia njoftoi se në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë e shkurtë zjarri modeli Cervena Zastava 7.62, një karikator, dy fishekë dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit L.R., 31-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për vepër penale ‘’Vrasje ne tentativë’’. /FolDrejt/