Një person ka përfunduar në spital pas dyshimeve se bashkëshortja e tij i kishte hedhur diçka të dëmshme në ushqim.
Rasti ka ndodhur me datë 11 shtator, rreth orës 19:00 të mbrëmjes, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se viktima mashkull fillimisht kishte marrë trajtim në QKMF, e më pas ka përfunduar në QKUK.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/