Dhuna fizike ndaj një femre kosovare dhe më pas kanosja nga një person tjetër ndaj të njëjtës viktimë ka rezultuar në arrestimin e dy të dyshuarve.
Rasti ka ndodhur në Skenderaj, rreth orës 11:08 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare.
Viktima ishte kanosur edhe nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar.
Lidhur me rastin njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie me leje të skaduar me 237 fishekë, një karikatorë të pistoletës, një thikë të pushkës së gjuetisë, një shufër metali dhe 12 gëzhoja të fishekëve të kalibrave të ndryshëm.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse viktima është dërguar në strehimore.