Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Skënderaj ka konfiskuar një armë zjarri, ndërsa ka arrestuar të dyshuarin, shkruan Fol Drejt.
“Gjatë ditës së sotme policia në Skenderaj ka konfiskuar një armë zjarri. Konfiskimi i armës është realizuar si rezultat i veprimeve hetimore, ku fillimisht nga ana e ankuesit ishte raportuar një rast me elemente të veprës penale të kanosjes.”, shkruan në raportin e policisë.
Policia theksoi se pas identifikimit dhe arrestimit nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me gjashtë fishekë.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rast për hetim për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës”. /FolDrejt/