Një person ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve që ka marrë në vendin e punës.
Rasti ka ndodhur në Skënderaj, rreth orës 15:45 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh, tutje bëhet e ditur se pas lëndimeve, viktima është trajtuar në spitalin rajonal të Mitrovicës dhe më pas është liruar në shtëpi.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe inspektorët, të cilët kanë pezulluar punën në punishte deri në evitimin e rreziqeve.
Rasti është proceduar në procedurë të rregullt./FolDrejt/