Një vajzë ka ndërruar jetë gjatë kohës që ishte duke fjetur.
Rasti ka ndodhur në fshasin Kosterc të Skenderajit, rreth orës 06:33 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, raportimin në polici e ka bërë nëna e së ndjerës, e cila ka njoftuar se vajza e saj e cila ka qenë fjetur dyshohet se ka ndërruar jetë.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është ndërguar në IML për obduksion./FolDrejt/