Policia e Kosovë ka realizuar një bastisje në Skenderaj ku janë konfiskuar dy armë, shkruan Fol Drejt.
“Mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve të arsyeshme për posedim ilegal të armëve, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në orët e pasdites së datës 22 mars 2022, kanë realizuar një bastisje. Si rezultat i bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë, një armë tytë gjatë( pushkë) dhe një pistoletë.”, shkruan në njoftimin e policisë në Facebook.
Policia shtoi se në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armëve është intervistuar i dyshuar: A. V., 43 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt, ku ndaj tij është iniciuar rasti për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’. /FolDrejt/