Një person është arrestuar nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht një person.
Rasti ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt, në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh.