Një person ka përfunduar në pranga të policisë nën dyshimet për vrasje në tentativë.
Rasti ka ndodhur në Skenderaj, në fshatin Rezallë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje, me një shufër metali ka sulmuar viktimën mashkull kosovar.
Si pasojë e lëndimeve, viktima i moshës 67-vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit E .A., 32-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës i është caktuar masa e ndalimit policor./FolDrejt/