Një person është arrestuar nën dyshimet për veprën penale “Dhunë në familje”.
Rasti ka ndodhur në Skenderaj, dje, rreth orës 06:41.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar, për motive të panjohura, ka tentuar që me forcë ta fus në veturë viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij.
Viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/