Një person kishte tentuar të bëjë vetëvrasje, mirëpo i njëjti ka ndërruar jetë pasi është dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 14:30, në Skenderaj, transmeton Fol Drejt.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKMF Skenderaj i cili dyshohet se për shkaqe ende të panjohura kishte tentuar të bëjë vetëvrasje. Viktima me gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë por i njëjti ka ndërruar jetë vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. “, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/