Qindra-mijëra skocezë kanë dalur rrugëve të Glasgovit në Skoci për të kërkuar referendum tjetër për pavarësinë e vendit. Dalja masive ka ardhur pasi shefja qeveritare, Sturgeon, pak ditë më parë kishte kërkuar referendumin e ri, informon foldrejt.com.
Shumë skocezë prej kohësh kërkojnë pavarësinë nga Britania e Madhe, por në referendumin e para disa viteve, kërkesa për pavarësi u hodh poshtë.
Në protestën e Glasgovit, mbajtur në fillim të majit 2019, shihen edhe flamujtë e Katalonisë, një rajon tjetër europian që kërkon ndarjen nga Spanja./Foldrejt.com