Milan Škriniar së shpejti do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i ri i PSG-së.
Tashmë dihet se mbrojtësi i Interit do të vazhdojë karrierën në klubin parizian, me të cilin do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare. Mbrojtësi sllovak do të bëhet kështu lojtari i pestë i sjellë nga PSG në afatin kalimtar të verës. Skriniar-it i skadoi kontrata me Interin, i cili e humbi atë falas. Transfermarkt e vlerëson atë në 60 milionë euro, transmeton Fol Drejt.