Mbrojtësi i Interit, Milan Škriniar e ka konfirmuar largimin e tij nga Interi dhe transferimin e tij te PSG, me të cilin kishte rënë dakord tashmë për kushtet personale të transferimit sezonin e kaluar.
“Humbja në finale është një mënyrë e trishtueshme për të thënë lamtumirë, do të na ndjekë për një kohë të gjatë. Ishim afër fitimit të Ligës së Kampionëve, luajtëm mirë dhe merituam më shumë. Jemi krenarë për atë që bëmë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në Paris, gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë në formë”, tha ai, transmeton Fol Drejt.