Gjithçka duket se tashmë ka marrë fund. “Telenovela” Milan Skriniar po përjeton episodet e fundit, pasi marrëveshja mes Inter dhe PSG është arritur.
Sipas “L’Equipe” brenda 72 orëve transferimi do të marrë formë zyrtare, pasi takimi i djeshëm në Milano ka qenë vendimtar mes palëve.
Nga ky operacion zikaltrit do të mbushin arkat, pasi parizienëve Skriniar u ka kushtuar plot 60 milionë euro plus 5 të tjera bonus.
Skriniar ka preferuar të vazhdojë karrierën në Paris dhe jo në Londër te Chelsea. Brenda 72 orësh klubi parisien do të njoftojë blerjen e mbrojtësit zikaltër. /abcnews.al/