Leo Paredes është rikthyer përsëri nën mbikëqyrjen e Bepe Marotës.
Administratori i deleguar i Interit ka shfaqur interes për argjentinasin që në kohët kur ishte drejtues te Juventusi, por tani pista është më konkrete.
Kontrata aktuale e mesfushorit me PSG-në mbaron në qershor të vitit të ardhshëm dhe negociatat për rinovimin me klubin francez duket se kanë ngecur.
27-vjeçari po e konsideron largimin dhe nuk do të ishte kundër një aventure në Itali, aty ku preferohet më së shumti për të qenë një opsion për Brozoviçin apo për të marrë vendin e Çalhanoglusë.
Transferimi gjithsesi nuk do të jetë i lehtë sepse Paredes fiton 7.5 milionë euro në sezon, shumë për Interin./FolDrejt/