Agjencia franceze e lajmeve AFP raportoi se Olha Kharlan e Ukrainës u skualifikua pasi nuk i dha dorën kundërshtares së saj të mundur ruse Anna Smirnova në Kampionatin Botëror të Skermës, shkruan Al Jazeera.
Kharlan është bërë atletja e parë që përfaqëson zyrtarisht Ukrainën që përballet me një kundërshtar rus ose bjellorus që kur Rusia pushtoi Ukrainën.
Të mërkurën mbrëma, ministria e Sportit e Ukrainës ndryshoi politikën e mëparshme të ndalimit të sportistëve që të përballen me rusët ose bjellorusët që garojnë si neutralë.
Politika e re thotë se ukrainasit nuk mund të përballen me atletët që “përfaqësojnë Federatën Ruse dhe Bjellorusinë”.
Smirnova garonte si neutrale.